Kurti në opozitë: Vetëm një serbofil e pranon Zajednicën - NACIONALE

Kurti në opozitë: Vetëm një serbofil e pranon Zajednicën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një marrëveshje e nënshkruar dje nga kryeministri Kurti ka ngjallur dyshime të shumta, ani pse militantët e panë si fitore të tij.

Në fakt, shefi aktual i ekzekutivit kosovar nënshkroi një marrëveshje, pika e dhjetë e së cilës është zbatimi i të gjitha marrëveshjeve të mëparshme, përfshirë këtu edhe Asociacionin.

Jo vetëm kaq. Neni 7 gjithashtu lë vend për dyshime, pasi raportohet për një autonomi për serbët.

Në një video që po qarkullon momentalisht në rrjetet sociale, shihet Kurti, por sa ishte në petkun e opozitarit.

Atëbotë, në një paraqitje në Interaktiv, thoshte se Zajednicën nuk mund ta pranojë dikush i cili nuk është serbofil.

“Zajednicën nuk mund ta pranojë dikush i cili nuk është serbofil. Vetëm nga pozita e një serbofilie mund ta pranosh Zajednicën dhe kjo po na ndodh tash. Zajednica është Zajednicë e Serbisë për serbët sipas pikëpamjes së Serbisë. Kushdo që e argumenton pozitivisht Zajednicën është serbofil”, thoshte Kurti...dikur.

Lajme të ngjashme