Kurti ndryshoi qëndrim, “nuk do të gjuhet në ujë”: A do të rikthehet Marrëveshja e Uashingtonit?
Rikthimi i presidenti Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, ka shtuar gjasat e zbatimit të Marrëveshjes së Uashington, të cilën Kosova dhe ShBA-ja e kanë nënshkruar më 4 shtator të vitit 2020.
Nënshkruesi i saj dhe njohësit e rrethanave politike në vend kanë bërë me dije se kjo marrëveshje pritet të aktualizohet.
Ata kanë vlerësuar se administrata e re do t`i rikthehet atyre zotimeve që Kosovë dhe Serbia i kanë bërë në Shtëpinë e Bardhë para 5 vite.
Ish-kryeministrit, Avdullah Hoti, i cili e kishte vendosur firmën e tij mbi atë marrëveshje, pret që Qeveria e re e Kosovës t`i rikthehet asaj marrëveshje.
“Siç dihet ne kemi një marrëveshje të nënshkruar në shtatorin e vitit 2020, e cila për fatin e keq të Kosovës, sepse për Amerikën është relaitivishte vogël për nga pesha ekonomike, nuk u zbatua nga Qeveria në largim. Pritjet e mia, thirrja ime dhe unë mbes me shpresë se në qeverinë e ardhshme do t’i kthehemi plotësisht asaj marrëveshjeje sepse në vazhdimësi ajo marrëveshje është respektuar nga pala amerikane, në deklarimet që ka pasur edhe administrate e mëhershme tani më. Ajo marrëveshje është në interesin amerikan për paqe, stabilitet, dhe qëndrueshmëri poltike e ekonomike në këtë pjesë të Evropës”, ka thënë Hoti në një intervistë për gazetën “Reporteri”.
Ai ka vlerësuar se kjo marrëveshje është në të mirë të Kosovës.
“Ne e kemi të qartë dhe kemi bërë thirrje edhe gjatë kohës sa kemi qenë ën opozitë gjatë këtyre katër viteve që ajo marrëveshje të zbatohet por fatkeqësisht nuk ka pasur gatitshmëri nga Qeveria në largim tanimë që të zbatohet. Jam I bindur që sikur ajo marrëveshje të zbatohej tan do të kishim një ambient krejt tjetër ekonomik para se gjithash dhe rrejdhimisht edhe ekonomik sepse do të krijoheshin kushte shumë më të favorshme për Kosovën në rajon dhe arenën ndërkombëtare”, është shprehur Hoti.
Edhe drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Pec pret që gjatë administratës Trump mund të rikthehet te Marrëveshja e Uashingtonit.
“Unë besoj se Marrëveshja e Uashingtonit nuk ka me u gjujtë në ujë ka me u rikthy , ku me pas fatin me u rikthy ajo marrëveshje sidomos pjesa e gazit dhe infrastrukturore e çka ka qenë aty, duke përfshirë edhe rregullimin e çështjes së menaxhimit të Liqentit të Gazivodës a po të Ujmanit si e themi ne sepse aty nuk ka të bëj me përralat se i thojshin nën ujë është toka e mbaj mend çka folke aso kohë Kurti, por ka të bëj me menaxhimin ndërkombëtar të ujërave edhe ne fort mirë e dijmë se në bazë të cilit model është ndërtuar propozimi amerikan i cili as nuk është shqyrtu nga qeveria Kurti, por është hedhur në shportë”, ka thënë ai në emisionin “Click” në RTV21.
Mundësia e zbatimin të kësaj marrëveshje rritet, pasi kryeministri Albin Kurti ka ndryshuar qëndrim ndaj kësaj marrëveshje.
Ndonëse vazhdimisht e ka kritikuar ashpër këtë marrëveshje, tani ai ka ndryshuar fjalët.
Në një intervistë të dhënë së fundi për gazetën spanjolle “El Mundo”, Kurti ka deklaruar se ajo marrëveshje ofronte stabilitet.
“Kosova ka një marrëdhënie të fuqishme bilaterale me Shtetet e Bashkuara, bazuar në përkushtimin e saj të vazhdueshëm për sovranitetin tonë dhe integrimin tonë në BE e NATO. Gjatë mandatit të Trump, marrëveshjet ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ishin priotet ta promovuar stabilitetin, ndërsa administrate Biden fuqizoi institucionet demorkatike në Ballkan. Edhe pse këto dallime reflektojnë ndryshime në qasje, nuk besoj që ShBA-të ndryshojnë qëndrimin e tyre ndaj Kosovës; ne punojmë ngushtë me Uashingtonin”, ka thënë Kurti.
Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, u nënshkrua më 4 shtator të vitit 2020 në Shtëpinë e Bardhë, në praninë e presidentit të atëhershëm amerikan Donald Trump.