Kurti merr pjesë në ditën e dytë të Samitit rajonal të liderëve të Ballkanit Perëndimor - NACIONALE

Kurti merr pjesë në ditën e dytë të Samitit rajonal të liderëve të Ballkanit Perëndimor

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të marrë pjesë në Samitin rajonal të liderëve të Ballkanit Perëndimor, që po mbahet në Kotorr të Malit të Zi.

Në këtë samit do të diskutohet për integrimin ekonomik rajonal.

Kurti të mërkurën mbrëma ka publikuar disa fotografi nga takimet që ka pasur atje.

"Do të diskutojmë përparimin tonë në Agjendën e Reformës së Planit të Rritjes së BE-së dhe çështjet rajonale, duke përfshirë gjendjen e zbatimit të marrëveshjeve që kemi arritur në Procesin e Berlinit”, ka shkruar Kurti në “X”.

Lajme të ngjashme