Kurti me QUINT-in flasin për “hapjen e Urës së Ibrit”, nuk tregon nëse mori mbështetje - NACIONALE

Kurti me QUINT-in flasin për “hapjen e Urës së Ibrit”, nuk tregon nëse mori mbështetje

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar takim me ambasadorët e QUINT-it me të cilit, siç njoftoi në komunikatë për media, kanë folur për hapjen e Urës së Ibrit, por pa dhënë detaje të tjera.

“Në kuadër të informimit dhe koordinimit me partnerët tanë ndërkombëtarë, temë trajtimi në këtë takim ishte gjithashtu rëndësia e bashkërendimit të veprimeve institucionale për hapjen e urës mbi lumin Ibër edhe për vetura, në mënyrë që të mundësohet liria e plotë e lëvizjes e cila i ndihmon qytetarët në të dy anët e urës, pa dallim, dhe në të njëjtën kohë i shërben zhvillimit të ekonomisë dhe tregut përmes lëvizjes më të lehtë të mallrave dhe kapitalit”, shkruhet në komunikatën për media.

Lajme të ngjashme