Kurti mbërrin në Presidencë për takimin e përbashkët me liderët e partive politike
Deputeti Albin Kurti ka hyrë në objektin e Presidencës së Kosovës për takimin e përbashkët të liderëve të partive politike të ftuar nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Para Kurtit në takim veçse kanë hyrë Memli Krasniqi i PDK-së, Ramush Haradinaj i AAK-së dhe Lumir Abdixhiku i LDK-së.
Në këtë takim të parë të përgjitshëm supozohet të adresohet zhbllokimi i Kuvendit të Kosovës, i cili ka ngercur në kandidaturën e Albulena Haxhiut, të cilën VV nuk po e ndërron tash e 15 herë pasi ka dështuar.