Kurti mban takim me zyrtarë të komunave të Mitrovicës së Veriut, Zveçanit dhe Zubin Potokut - NACIONALE

Kurti mban takim me zyrtarë të komunave të Mitrovicës së Veriut, Zveçanit dhe Zubin Potokut

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim përfaqësuesit e institucioneve lokale nga komunat e Mitrovicës së veriut, Zveçanit dhe Zubin Potokut, të cilët nuk kanë dhënë dorëheqje.

Në një njoftim të Zyrës së Kryeministrit, thuhet se gjatë takimit u theksua rëndësia e mbarëvajtjes së punës së institucioneve dhe vazhdimi i përmbushjes së detyrave të tyre në kuadër të përgjegjësive që kanë.

“Kurti ritheksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për sundim të ligjit, paqe dhe siguri, respektim të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe pakicave, barazi e shërbim ndaj qytetarëve”, thuhet në njoftim.

Në këtë takim i pranishëm ishte edhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ndërsa morën pjesë nënkryetari i komunës së Zveçanit, Florim Kelmendi, anëtarët e Kuvendeve Komunale nga Mitrovica e veriut, Zveçani dhe Zubin Potoku: Lulzim Peci, Selvete Kelmendi, Sefer Veseli, Skender Sadiku, Vedat Mehmeti dhe Zenel Jakupi, si dhe shefat e Zyrave Komunale për Komunitete të Komunës së Zveçanit dhe Zubin Potokut.​

Lajme të ngjashme