Kurti-Limaj, mosbesimi i madh te njëri-tjetri, përmes dy deklaratave - NACIONALE

Kurti-Limaj, mosbesimi i madh te njëri-tjetri, përmes dy deklaratave

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti, tash e pesë muaj e ka vetëm një adresë komunikimi, takimi e ‘përpjekje’ për bashkëpunim politik. Nisma Social-Demokrate e Fatmir Limajt, ishte e vetmja që ia hapi dyert e diskutimeve për formimin e institucioneve. Por këta dy liderë të partive, del se nuk i besojnë hiç, ama hiç njëri-tjetrit.

Qysh?

Kryetari i Nisma-Socialdemokrate pas seancës së 51-të para Kuvendit u deklarua për media, ku qartazi shprehu mosbesimin në deklarimet e Kurtit se 'i kemi votat për qeveri, por jo pë kryetar të parlamentiti", Limaj në fakt e tha krejt të kundërtën. Ai shfaqi 'frikën' se po të votohet kryetari i parlamentit pa marrëveshje të plotë, mund të konstituohet Kuvendi, por të shkohet drejt zgjedhjeve, përçka tha se Nisma nuk kontribuon.

“Të shkojmë drejt një zgjidhje përfundimtare, jo parciale, jo vetëm për Kuvendin. Nganjëherë këtu po krijohet përshtypja se këtu është problemi (Kuvendi) e s’është. Problemi është se duhet të krijohet shumica qeveritare. Shumica e cila funksionon edhe për parlament edhe për qeveri. Jo shumicë që e zgjedh Kryetarin e Parlamentit edhe shkon në zgjedhje. Nëse kjo situate vjen, s’kemi çfarë bëjmë, por ne nuk kontribuojmë për këtë” – tha ai.

Ndërkohë Kryetari i Lëvizjes Vetëendosje në një intervistë ‘speciale më të veçant se specialet e tjera kishte thënë kështu, “ Nëse opozita janë të sigurt që Albulena nuk fiton përsëri le ta provojnë me votim të fshehtë. Porsa të konstituohet kuvendi, si kryetar i partisë që ka fituar zgjedhjet, do t’i kem 61 vota minimum për qeverinë e re, por paraprakisht na duhet një kuvend i ri.”

Pra, nga këto dy deklarime të liderëve të partive, Kurtit të Vetëvendosjes në njërën anë dhe Limajt të Nismës Social-Demokrate në anën tjetër mund të kuptojmë se këta dy nuk i besojnë fare njëri-tjetrit. Ose, konkretisht, Limaj nuk i beson Kurtit, nëse ‘ia jep votat’ për Kuvend, se do të formohet Qeveria, me të brenda. Ndërkohë, Kurti nuk ia beson postin e Kryeparalamentarit Limajt.

Ndryshe, Presidentja Vjosa Osmani ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese ‘ta ndal kohën’ që të mos rrjedh afati Kushtetues për konstituimin e Kuvendit, deri në një aktgjykim të ri, bazaur në kërkesën e saj, me pyetje sqaruese, që ndoshta, veç ndoshta do t'i kuptoj edhe Hekuran Murati.

Lajme të ngjashme