Kurti lavdërohet në emision: I lexoj mirë tekstet, kam qenë gjithmonë konstruktiv - NACIONALE

Kurti lavdërohet në emision: I lexoj mirë tekstet, kam qenë gjithmonë konstruktiv

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, është duke e dhënë një intervistë për RTK-në, mediumin publik të Kosovës.

Gazetarja e RTK-së, e ka bërë një pyetje interesante, duke e pyetur se pse u bë konstruktiv Kurti.

Z. Kurti deklaroi se ai ka qenë gjithnjë konstruktiv.

“Unë kam qenë gjithmonë konstruktiv, mund të mos jetë vërejtur me kohë kjo gjë. Por, unë i lexoj mirë tekstet dhe kur shoh se ka nocione, koncepte universale si sikurse ta zëmë ky i propozimit evropain, ku e ke brenda pavarësia, vetëvendosja, sovraniteti, integriteti territorial, palët kontraktuese, barazia e palëve, atëherë natyrisht se jam konsturktiv. Unë mbroj interesat e Kosovës” – vlerësoi Kurti.

Lajme të ngjashme