Kurti: Kosova i dënon sulmet terroriste kundër Izraelit - NACIONALE

Kurti: Kosova i dënon sulmet terroriste kundër Izraelit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dënuar sulmin e militantëve të Hamasit mbi Izraelnt.

Në një shkrim në X, Kurti ka theksuar se i “dënon pa mëdyshje sulmet terroriste kundër shtetit të Izraelit.

Tutje, ai ka theksuar se i dënon të gjitha aktet e dhunës.

“Republika e Kosovës dënon pa mëdyshje sulmet e sotme terroriste kundër shtetit të Izraelit. Mendimet tona janë me popullin e Izraelit gjatë kësaj kohe tepër sfiduese. Ne dënojmë të gjitha aktet e dhunës dhe qëndrojmë në solidaritet të palëkundur me të prekurit.” – shkroi Kurti.

Ndryshe, sulmet e militantëve të Hamasit i ka dënuar edhe presidentja Vjosa Osmani, si dhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Lajme të ngjashme