Kurti konfirmon dorëheqjen e Mehajt dhe emërimin e Maqedoncit, takon edhe komandatin e FSK-së
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar për dorëheqjen e ministrit Armend Mehaj në këtë pozitë.
Ai ka deklaruar – ashtu si ministri – se kjo dorëheqje vjen për “shkaqe familjare”.
“Ministrin Mehaj e falenderova për punën e pandërprerë, kontributin mbresëlënës, bashkëpunimin e rregull dhe angazhimin e tij shembullor nga dita e parë e marrjes së detyrës.” – ka thënë z. Kurti në profilin e tij në Facebook.
Kurti ka treguar se ministër i ri – ashtu siç ishte raportuar – do të jetë Ejup Maqedonci, me të cilin thotë se ka bashkëpunuar “në funksione tjera”.
Ai thotë se është takuar edhe me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jasharin, “me këtë rast”.
Në praninë e tyre, për habi, ndodhej edhe aktivisti Durim Abdullahu por nuk dihet megjithatë se në çfarë cilësie.