Kurti këshillon Escobarin: Në Beograd është dashur të kërkonte njohjen e Kosovës nga Serbia - NACIONALE

Kurti këshillon Escobarin: Në Beograd është dashur të kërkonte njohjen e Kosovës nga Serbia

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duket që nuk është shumë i kënaqur me punën e emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Ai ka këshilluar diplomatin amerikan se çka është dashur të thoshe gjatë vizitës së tij në Beograd.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Kurti ka thënë se Escobar në Beograd është dashur ta kërkonte njohjen e Kosovës nga Serbia.

Unë kam pritur që ai në Beograd do të deklarojë që, pavarësisht presidentit të Serbisë, Serbia duhet ta njohë Kosovën në vend se në Prishtinë të thotë, pavarësisht kryeministrit të Kosovës, duhet të bëhet Asociacioni.”, ka thënë Kurti.

Lajme të ngjashme