Kurti “këshillon” Bislimin: Në Bruksel të diskutohet zbatimi i 5 fjalive, 11 neneve, e 12 pikave në aneks
Kryeminitri i vendit Albin Kurti, ka folur para mediave për takimin e së hënës, i cili pritet të mbahet ndërmjet zëvendësit të tij, Besnik Bislimi e Petar Petkoviq, në Bruksel.
Kurti, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, ka “kornizuar” atë që duhet të diskutohet në Bruksel. Pesë fjali në preambulë, 11 nene të marrëveshjes bazë, 12 pika në aneks dhe implementim i gjith kësaj pa vonesa.
Kurti, ka thënë se këtë fjali, nuk e kanë dëgjuar vetëm gazetarja, “por edhe zëvendësi i tij Bislimi, që është i ulur në rreshtin e parë”.
“Pesë fjali në preambulë, 11 nene në marrëveshjen bazë, 12 pika në aneks, dhe kjo duhet të implementohet plotësisht pa vonesa dhe pa kushte. Kjo është ajo çfarë do të diskutohet në takimin e radhës në Bruksel, dhe jo që më dëgjuat vetëm ju por edhe zv.kryeministri Besnik Bislimi i cili është këtu në rreshtin e parë” – ka thënë Kurti.
Kujtojmë se Kurti vazhdimisht ka akuzuar Serbinë për shkelje të marrëveshjes së Ohrit.