Kurti kërkon sanksione ndaj Serbisë: Nëse s’ndëshkohet, do ta përsëris krimin - NACIONALE

Kurti kërkon sanksione ndaj Serbisë: Nëse s’ndëshkohet, do ta përsëris krimin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka kërkuar që ndërkombëtarët ta sanksionojnë Serbinë, pas sulmit terrorist në veri të vendit.

Gjatë seancës së sotme, Kurti u shpreh që nëse Serbia nuk ndëshkohet, krimi do të përsëritet sërish.

“Për këtë akt të agresionit ndaj Kosovës, Serbia duhet të sanksionohet e ndeshkohet ndërkombëtarisht. Nëse kalon e pandëshkuar, atëhrë do ta përsëris krimin.– tha ai.

Veç kësaj, kryeministri ka falenderuar edhe deputetët e vendit, që patën qëndrime “të qarta dënuese”, ndaj Serbisë.

“Ju falenderoj edhe juve deputetë të nderuar, për kontributin tuaj duke qëndruar pranë qytetarëve, me qëndrime të qarta dënuese ndaj Serbisë, në këto momente të vështira, por të rëndësishme për Republikën tonë.” – tha ai.

Ndërkohë, Kuvendi i Kosovës pritet që më vonë të votojë një rezolutë që dënon sulmin terrorist në veri të vendit.

Lajme të ngjashme