Kurti kërkon armëpushim në Gaza, lirim të pengjeve dhe rritjen e ndihmave humanitare
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është bashkuar thirrjeve të liderëve të botës për armëpushim në Gaza.
Kurti ka kërkuar edhe lirimin e pengjeve dhe rritjen e ndihmës humanitare.
“Unë i bashkohem Kamala Harris dhe liderë të tjerë botërorë në thirrjen për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza, lirimin e pengjeve dhe rritjen e ndihmës humanitare. Vdekjet dhe vuajtjet e civilëve në muajt që pas sulmit terrorist të Hamasit janë një thirrje urgjente për veprim të shpejtë dhe vendimtar”, ka shkruar Kurti.