Kurti kalon mbrëmjen në Pejë, shkon edhe në "Anibar" - NACIONALE

Kurti kalon mbrëmjen në Pejë, shkon edhe në "Anibar"

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjatë ditës së djeshme Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, destinacion vizite e pati Pejën ku vizitoi një numër vendesh si Kulla e Ministerit tashmë së fundmi e restauruar edhe nga Ministria e Kulturës, Qendën Nacionale të Xhudon, dyqanin e Musa Guranit po ashtu të restauruar, si dhe kaloi mbrëmjen në festivalin e “Anibarit” që mbahet në Pejë.

Këtë vizitë e njoftoi Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ku gjithashtu shihen të jenë të shoqëruar edhe nga disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosjes.

Njoftimi i Krasniqit:

🏛️Me Kryeministrin Albin Kurti, vizituam Kullën e Ministerit e cila përfaqëson një epokë të rëndësishme në historinë e qytetit të Pejës, e cila është ndërtuar në vitin 1933 dhe është restauruar gjatë këtij viti nga Ministri Hajrulla Çeku.

🥋🏅Nga aty vazhduam në Qendrën Nacionale të Xhudos, e cila është shtëpia e kampionëve olimpik dhe nga e cila dolën sportistët të cilët i sollën vendit tonë medale të arta nga e gjithë bota.

🗡️Vizituam edhe dyqanin qindravjeçar të Musa Goranit, briskpunuesit në Çarshinë e Gjatë. Ky dyqan tashmë është restauruar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, duke ruajtur traditën dhe vlerën origjinale të tij.

🎥 Mbrëmjen e pritëm duke ndjekur filmat nga Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Animuar "Anibar" i cili përfaqëson energjinë, dashnin dhe shpirtin artistik të rinjëve nga mbarë bota të cilët janë bërë bashk në Pejë.

Lajme të ngjashme