Kurti mbërrin në kryeqytet të Sllovakisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duket se ka mbërritur në Forumin “Globsec2023” në Bratisllavë të Sllovakisë.
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, është shprehur për Indeksonline se vizita e kryeministrit në forum ka qenë e planifikuar.
Nuk dihet nëse z. Kurti do ta takojë presidentin serb Aleksandër Vuçiq në kryeqytetin sllovak.
Kurti gjatë ditës së djeshme parashihej të merrte pjesë në një forum bashkë me ish-presidentin Millo Gjukanoviq, ish-kryeministri Kiril Petkov dhe ndërmjetësi Mirosllav Lajçak.
Gjatë ditës së djeshme, kryeministri Kurti pati përplasje të ashpra në distancë me ambasadorin amerikan Jeff Hovenier dhe Sekretarin Antony Blinken.