Kurti zotohej se autostrada Prishtinë-Gjilan përfundon sivjet: Pse Qeveria po dështon në projekte kapitale?
Qeverisë Kurti nuk po i ecën shumë mbarë me realizimin e projekteve kapitale. Kryeministri Albin Kurti ishte shprehur i bindur se Autostrada Prishtinë-Gjilan do të përfundonte brenda vitit 2024. Këtë qëndrim e kishte përsëritur disa herë brenda këtij vit. Por, kjo nuk ndodhi. Gjatë vizitës se djeshme në komunën e Gjilanit ai e dha lajmin e hidhur se kjo rrugë nuk do të përfundonte as këtë vit.
I pari qeverisë nuk shprehte asnjë dozë dyshimi se përfundimi i këtij projekte do të mund të dështonte.
Në një intervistë për Radio Kosovën, më 14 prill të këtij viti, ai kishte treguar për intensifikimin e punimeve në këtë rrugë.
“Autostrada e Gjilanit, Banullë-Bresalc, ku janë intensifikua punimet këtë vit sepse kemi zgjidhur TË GJITHA problemet me pronat dhe I kemi ndarë 27 milionë euro për me përfundua këtë rrugë. SYNOJMË që të përfundojmë brenda këtij VITI, njëkohësisht jemi duke bërë projektin detal për vazhdimin e kësaj rruge deri në kufij dmth nga Bresalci deri tek Dheu i Bardh. Kontrata për këtë autostradë është nënshkruar para 5 vjetëve, dmth në 2018-tën.”, kishte thënë ai.
Edhe më i bindur ishte shprehur në muajin korrik, kur me një pjesë të kabinetit qeveritar dhe kryetarin e Komunës së Gjilanit i kishte vizituar punimet.
Madje, me vete kishte marrë edhe një dron, pamjet e të cilit i kishte postuar edhe në profilin e tij në “Facebook”.
Në statusin e tij, ai kishte uruar edhe qytetarët për këtë rrugë.
“Autostrada Prishtinë—Gjilan po bëhet. Ajo hapet këtë vit. Urime! Kanë përfunduar mbi 70% të punimeve. I vizituam tre llotet. Llotin e parë në gjatësinë mbi 4.8 km, llotin e dytë 2.5 km dhe llotin e tretë 2.2 km, me ç’rast e pamë edhe punën që po bëhet për nënkalimin ndërmjet llotit të parë dhe llotit të dytë që në këtë mënyrë do të mundësojë edhe lidhjen e fshatrave Smallushë dhe Sllovi që të kenë gjithashtu qasje. Gjithsej kjo pjesë do të ketë gjatësinë prej 22.8 km, prej Banullës në Lipjan te Bresalci në Gjilan”, kishte shkruar Kurtin në profilin e tij në “Facebook”.
Por, nuk ka shkuar gjatë dhe fjalët e kryeministrit Kurti u demantuan.
Kryeministri dje sërish ka vizituar komunën e Gjilanit, ku ka treguar se rruga në fjalë nuk mund të përfundojë as këtë vit.
Dështimin e përfundimit të rrugës këtë vit ai është munduar ta arsyeton me paraqitjen e problemit të rrëshqitjes së dheut.
Sipas tij, tani duhet të bëhet shpronësime të reja.
“Dhe unë e ndaj me juve brengën për autostradën e munguar të Gjilanit tash e 7 vjet. Mirëpo kohëve të fundit ajo çfarë është shqetësim dhe preokupim i yni kryesor, është fakti se janë paraqitur disa PROBLEM të rrëshqitjes së dheut dhe ne tash kemi nevojë që ta bëjmë RI-FORMATIMIN E KONTRATËS në mënyrë që bëhen EDHE DISA SHPRONËSIME që të sanohen këto probleme që na janë shfaqur. Përderisa po ecim me shpejtësi për autostradën e Gjilanit, na është shfaqur problemi i rrëshqitjes së dheut, me të cilën Ministria e Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, përkatësisht zëvendësministri Hysen Durmishi është duke u marruar intenzimisht. Për vazhdimin e u autostradës nga Bresalci deri tek Dheu i Bardhë, tashmë ne e kemi ndarë buxhetin dhe në fillim të vitit tjetër do të fillojnë procedurat e prokurimit”, ka thënë Kurti.