Kurti: Institucionet po bëjnë gjithçka për mbajtjen e zgjedhjeve në veri - NACIONALE

Kurti: Institucionet po bëjnë gjithçka për mbajtjen e zgjedhjeve në veri

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarët e komunave veriore.

Duke iu përgjigjur pyetjes se deputetes së PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, kryeministri ka thënë se institucionet po ndërmarrim të gjitha masat për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve.

“Ne bëjmë maksimumin për obligimet tona institucionale, ofrojmë siguri për të gjithë qytetarët pa dallim. Natyrisht që më së shumti është dashur të përballemi me cenues të sigurisë pikërisht në veri të vendit, por unë jam i bindur se në bazë të institucioneve shtetërore, në të cilat unë besoj fuqishëm se janë duke i ofruar të gjitha kushtet dhe masat që të bëhet mbarëvajtja e këtij procesi”, ka thënë Kurti.

Ai iu ka bërë thirrje qytetareve ët katër komunave veriore që ta dalin sa më shumë në zgjedhjet e 23 prillit.

“Në të njëjtën kohë iu bëjë thirrje të gjithë qytetarëve në veri që të dalin të votojnë lirshëm për kandidatët për kryetar të komunave atje. Ne e dimë që kryetarët e komunave i zgjedhim në mënyrë të drejtpërdrejt. Pra, ata kanë shumë fuqi dhe mbështetej kur do të jenë në detyrë. Është shumë e rëndësishme se atje qytetarët pa dallim të dalin në zgjedhje, do ta kenë shtetin mbështetje për këtë gjë”, është shprehur Kurti.

Lajme të ngjashme