Kurti i vendosur: Po i bëjmë përgatitje që të akuzohet Serbia për gjenocid
Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka folur për idenë e padisë ndaj Serbisë për gjenocid, një premtim i fushatës së kaluar.
Në një prononcim, Kurti ka theksuar se po bëhen përgatitjet që të akuzohet Serbia si shtet përgjegjës për krimet e kryera gjatë luftës së vitete 1998-1999.
“Edhe Ministria e Drejtësisë dhe këshilltarët ligjor edhe ekspertë ndërkombëtarë janë duke i bërë përgatitjet që të akuzohet Serbia si shtet përgjegjës për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, e që janë krime kundër njerëzimit dhe (krime të) gjenocidit”, tha Kurti.