Kurti i nis sërish letër Hamzës: Qëndroni në sallë për presidentin, ua japim kryetarin e Kuvendit - NACIONALE

Kurti i nis sërish letër Hamzës: Qëndroni në sallë për presidentin, ua japim kryetarin e Kuvendit

1 orë më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i ka nisur një letër tjetër kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, të cilën e nis duke thënë se “nuk po e kupton refuzimin për t’u takuar”.

Kurti në këtë letër i kërkon Hamzës që partia e tij të qëndrojë dhe të marrë pjesë në votimin për president.

Në këmbim të kësaj, Kurti i ka ofruar sërish PDK-së kryetarin e Kuvendit.

“Meqë refuzoni të takohemi, më lejoni t’ua përsëris edhe një herë ofertën tonë. Për qëndrimin tuaj në sallë dhe për pjesëmarrje në votimin për president të ri të Republikës, jemi të gatshëm që ta bëjmë rokadën e nënkryetarit tuaj të Kuvendit me kryetarin e Kuvendit nga ne”, thuhet në letër.

Lajme të ngjashme