Kurti i kërkon këshilltarit amerikan ndihmë më të madhe kundër planeve luftarake të Serbisë - NACIONALE

Kurti i kërkon këshilltarit amerikan ndihmë më të madhe kundër planeve luftarake të Serbisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se ka folur me Jake Sullivan, këshilltarin për Siguri Kombëtare të presidentit të ShBA-së, Joe Biden.

Përmes një shkrimi në Twitter, Kurti ka njoftuar se e ka falënderuar Sullivanin për mbështetjen e ShBA-së në sigurinë kufitare, teksa kërkoi ndihmë më të madhe kundër siç tha ai, planeve luftarake të Serbisë.

Thirrje inkurajuese me Jake Sullivan. E falënderova ShBA-në për mbështetjen ndaj sigurisë kufitare të Kosovës dhe kërkova ndihmë të shtuar kundër planeve luftarake të Serbisë. E siguroi atë për bashkëpunimin e vazhdueshëm të Policisë së Kosovës me KFOR-in dhe se përkushtimi ynë për të mbrojtur të gjithë qytetarët është i palëkundur.” – ka shkruar Kurti.

Lajme të ngjashme