Kurti: Heshtja e ndërkombëtarëve nuk kontribuon deeskalimit të situatës në veri - NACIONALE

Kurti: Heshtja e ndërkombëtarëve nuk kontribuon deeskalimit të situatës në veri

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri Albin Kurti nuk i ka ndalur kritikat ndaj heshtjen së ndërkombëtareve për veprimet e Serbisë ndaj Kosovës.

Ai ka thënë se ndërkombëtaret është dashur ta dënojnë Serbinë për kidnapimin e tre policëve në veri.

Sipas tij, ata po hezitojnë t`i quajnë gjerat me emrat e tyre të vertetë.

Kjo qasje, ka thënë Kurti, nuk i ndihmon shtensionimit të situatës në veri të vendit.

Heshtja e shumicës së faktorit ndërkombëtar është e paarsyeshme dhe e dëmshme. Nuk i kontribuon as de-eskalimit e as normalizimit. Meqenëse çfarëdolloj hezitimi për t’i quajtur gjërat dhe zhvillimet me emrat e tyre të vërtetë, nga regjimi autokratik në Beograd do të merret si frikë ose do të merret si dobësi”, ka thënë Kurti në një intervistë për Klan Maqedonia.

Lajme të ngjashme