Kurti harron “shkatërrimin e ish-regjimit”: Kosova është histori suksesi e vend demokratik - NACIONALE

Kurti harron “shkatërrimin e ish-regjimit”: Kosova është histori suksesi e vend demokratik

1 vit më parë

nga NACIONALE

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, sa ishte në opozitë, kishte deklaruar vazhdimisht se Kosova në 20 vitet e qeverisura nga PDK, LDK e AAK ishte “shkatërruar”. Madje, ai e kishte quajtur qeverisje ne partive tash opozitare si “regjim”.

Por, duket se Kurti, që tash është në krye të Qeverisë së Kosovës, nuk po sheh aq shumë zi në 20 vitet e fundit. Në një intervistë relativisht të gjatë për mediumin zviceran “Tages-Anzeiger”, Kurti e ka quajtur Kosovën histori të suksesit.

“Vizitoni dhe investoni në Kosovë! Sepse Kosova është një vend progresiv, pro-evropian dhe demokratik. Kosova është një histori e dyfishtë suksesi. Në vitin 1999, shtetet demokratike të NATO-s ndaluan gjenocidin e Serbisë në Kosovë. Që atëherë, ne kemi dëshmuar se zhvillimi ekonomik dhe demokracia shkojnë bashkë.” – theksoi ai.

Lajme të ngjashme