Kurti pyetet për marrëdhëniet me ShBA-në: Ambiciet për kombin shqiptar i kam më të mëdha se Uashingtoni
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurit, sërish iu kthye zbërthimit morfologjik të fjalës “marrëdhënie...si marrje dhe dhënie” për të shpjeguar plasaritjen e madhe në raportet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për çka tha se “duhet të jetë dykahore, e jo vetëm një”.
“Kryeministrat paraprakë ishin shumë të ngjashëm me njëra tjetrën dhe bukur të ndryshëm me mua. Dhe kjo ma vështirëson mua punën për raportin e ri që dua të ndërtoj me të gjithë partnerët tanë perëndimorë. E kjo është rrugë dykahore, e jo vetëm një. Në marrëdhënie edhe merr, edhe jep. E jo vetëm të japësh”, tha Albin Kurti.
“Unë besoj që Serbinë e njohë më mirë se ShBA; dhe nuk mun ta kem të njëjtin qëndrim as ndjeshmëri sikurse Departamenti amerikan i Shtetit. Kjo do të thotë që duhet të bashkëbisedojmë. Marrëdhënie jonë duhet të jetë e aleatëve, partnerëve dhe miqve. Mirëpo kjo nuk do të thotë që të jemi identikë. Kryeministrat paraprakë ishin shumë të ngjashëm me njëra tjetrën dhe bukur të ndryshëm me mua. Dhe kjo ma vështirëson mua punën për raportin e ri që dua të ndërtoj me të gjithë partnerët tanë perëndimorë”, tha Albin Kurti në një bisedë me Ditmir Bushatin.
“Kjo është arsyejka pse unë besojë që tej-publikohen, superafirmohen dallimet e rastit për çështje të caktuara kohë pas kohe me ShBA-të. Ambiciet e mia për RKS-në dhe kombin shqiptar janë më të mëdha se të Uashingtonit dhe të Brukselit”, tha ai.