Kurti flet me senatorin amerikan Murphy për marrëveshjen e normalizimit Kosovë - Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes telefonit ka zhvilluar një bisedë me telefonit me senatorin amerikan, Chris Murphy.
Përmes një njoftimi në Twitter, Kurti ka njoftuar se me senatorin Murphy kanë biseduar për marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve, si dhe për marrëveshjen e normalizimit me Serbinë.
Kryeministri Kurti gjithashtu ka bërë të ditur se kanë biseduar edhe për renditjen e Kosovës në Indeksin e Demokracisë Zgjedhore 2023.
“Pata një telefonatë produktive me senatorin Chris Murphy, ku diskutuam për marrëdhëniet tona miqësore, marrëveshjen e normalizimit me Serbinë dhe renditjen e djeshme të Kosovës nga Instituti V-Dem si vendi i parë në Ballkan në Indeksin e Demokracisë Zgjedhore 2023.” – ka shkruar Kurti.
Had a productive call this afternoon with US Senator @ChrisMurphyCT discussing our friendly relations, the normalization agreement with Serbia and yesterday’s recognition of Kosova by @vdeminstitute as the nr.1 ranking country in the WB6 on the 2023 Electoral Democracy Index.
— Albin Kurti (@albinkurti) March 3, 2023
