Kurti ua thotë edhe therandasve: Shumicën e të hyrave vetanake i keni nga Qeveria - NACIONALE

Kurti ua thotë edhe therandasve: Shumicën e të hyrave vetanake i keni nga Qeveria

1 vit më parë

nga NACIONALE

Edhe në tubimin në komunën e Therandës, kryeministri Albin Kurti e paraqiti buxhetin e Qeverisë së Kosovës si qendër bamirësie duke përsëritur, si në tubimet në Drenas dhe Skenderaj, se shumica e buxhetit për këtë komunë vjen nga grantet qeveritare.

“Nga 23.3 milionë euro që është buxheti i komunës së Therandës, të hyra vetanake të komunës së Therandës, nuk janë as 11.5 për qind. Pra mbi 85.5 për qind janë grant qeveritar i Qeverisë së Kosovës. Ne nuk diskriminojmë komunat sepse qytetarët e Republikës jetojnë edhe si banorë të komunave dhe ne i duam ata, ne duam t’i ndihmojmë ata sepse jemi zyrtarë e shtetarë të përgjegjshëm ndaj të gjithëve dhe secilit”, tha Kurti.

Lajme të ngjashme