Kurti e quan Kombëtaren e Kosovës veç ekip: Një mbrëmje e vështirë, vetëm fillimi
Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka shkruar në lidhje me humbjen turpëruese të Kosovës kundër Rumanisë në futboll dje në “Fadil Vokrri”.
Kurti e ka quajtur Kombëtaren e Kosovës vetëm “ekipi ynë”, duke thënë se kishte “një mbrëmje të vështirë”. Tutje, Kurti ka thënë se “nuk ishte fillimi që dëshiruam, por megjithatë është vetëm fillimi”.
“I njëjti grup i lojtarëve na kanë ngritur aq shpesh në këmbë duke përjetuar ndjenja gëzimi me golat e tyre. Tani është radha që ne t’i ngrisim ata në këmbë me mbështetjen tonë.
Unë jam i bindur në dëshirën, motivin edhe në aftësitë e tyre. Sfidat tejkalohen më lehtë bashkë” – ka shkruar ai.
Sjellim ndër mend që Kosova humbi kundër Rumanisë me rezultat tre me zero.