Kurti e llogarit sukses përfundimin e mbi 75 për qind të autostradës së Gjilanit
Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka shkruar një status, në të cilin ka njoftuar për sukseset në ekonomi.
Sipas Kurtit, infrastruktura është element kyç për ekonomi të shëndoshë e zhvillim të qëndrueshëm.
Njëri nga sukseset e renditura nga Kurti është edhe përfundimi i mbi 75 për qind të punimeve në autostradën e Gjilanit.
“Po, do t’i përfundojmë punët që qeveritë e mëhershme i lanë keq e në gjysmë, si rruga Prishtinë-Podujevë, Prishtinë-Mitrovicë, autostrada Prishtinë-Gjilan dhe rruga Prishtinë-Pejë. Nuk ka qenë e lehtë të zhbëjmë labirintin burokratik, keqplanifikimet me projekte dhe keqmenaxhimet me kontrata, por po ia dalim.” – shkroi ai.