Kurti e kritikon BE-në: Masat e njëanshme kanë sjellë çekuilibër serioz në dialog - NACIONALE

Kurti e kritikon BE-në: Masat e njëanshme kanë sjellë çekuilibër serioz në dialog

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, e ka takuar sot Miroslav Lajçakun, emisar special i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një shkrim të publikuar në Twitter, Kurti tregoi se çfarë i tha Lajçakut. Sipas Kurtit, masat e njëanshme të BE-së ndaj Kosovës, kanë sjellë çekuilibër serioz në dialog.

“Në takimin e sotëm me Miroslav Lajçak unë kam pohuar se masat e njëanshme të BE-së kanë sjellë çekuilibër serioz në dialog. Ne mbetemi konstruktiv në qasjen tonë dhe të përkushtuar për normalizimin e marrëdhënieve – gjë që kërkon zbatimin e plotë të Marrvëeshjes Bazë” – shkroi Kurti.

Lajme të ngjashme