Kurti e Krasniqi për 'vizitë e frymëzim' në Pejë, relaksohen me birra - NACIONALE

Kurti e Krasniqi për 'vizitë e frymëzim' në Pejë, relaksohen me birra

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar sot qytetin e Pejës.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i cili ka njoftuar se së bashku kanë takuar artistin, Sokol Beqiri.

Në fotografinë e publikuar nga Krasniqi nga vizita, shihet se aty janë freskuar me birra së bashku me kryeministrin.

Vizitë e frymëzim të artisti ynë i madhe, Sokol Beqiri. Bashke me Kryeministrin, Albin Kurti, në Pejën tonë të bukur.” – ka shkruar Krasniqi.

Kujtojmë se gjatë ditës së premte në veri të Kosovës ka pasur tensione të ashra, pasi që tentimi i kryetarëve të rinj të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit për të hyrë në objektet e komunave nuk ka qenë i lehtë.

Lajme të ngjashme