Kurti e Konjufca e përmendën si storie suksesi parkun solar në Rahovec: Buzhala shkon në terren, nuk gjen asgjë - NACIONALE

Kurti e Konjufca e përmendën si storie suksesi parkun solar në Rahovec: Buzhala shkon në terren, nuk gjen asgjë

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Gazetari, Berat Buzhala ka shkuar në Kramovik të Rahovecit, për të parë nëse Kurti e Konjufca e thanë të vërtetën ose jo kur floën për parkun solar. Numri një i qeverisë, Albin Kurti në intervistën e tij dhënë për Interaktiv në KTV, i pyetur nga gazetari se cilat janë tri investimet të cilat kanë ardhur nga diaspora dhe me të cilat ai krenohet, Kurti e përmendi parkun solar në Kramovik të Rahovecit. Ndonëse gazetari i thoshte se kjo punë nuk ishte kryer, Kurti sërish insistonte se kjo është një nga storjet e suksesit. Ditë më parë edhe numri dy i Qeverisë, Glauk Konjufca në emisionin “Debat Plus” në Dukagjin, pretendonte se njëri nga projektet e suksesshme në energji është parku solar në Kramovik të Rahovecit, i cili ishte paraparë të përfundohej në mars të këtij viti. Gazetari i Nacionales, Berat Buzhala, ka shkuar pikërisht tek vendi i ngjarjes për të parë, nëse kishin të drejt pushtetarët apo gazetarët e KTV dhe Dukagjini.

Rezultati:

Lajme të ngjashme