Kurti e Gërvalla udhëtojnë në ShBA, do të përballen me Serbinë në Këshill të Sigurimit - NACIONALE

Kurti e Gërvalla udhëtojnë në ShBA, do të përballen me Serbinë në Këshill të Sigurimit

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovvës, Albin Kurti dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla kanë udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aryseja e këtij udhëtimi është seanca e jashtëzakonshme e Këshillit të Sigurimit në Organizatën e Kombëve të Bashkuara, ku do të diskutohet tema e ndalimit të dinarit.

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit të Kosovës, theksohet se Kurti e Gërvalla kanë udhëtuar mbrëmë për në ShBA.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schëarz, kanë udhëtuar mbrëmë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kryeministri Kurti pritet të marrë pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që do të mbahet sonte në orën 21:00 sipas orës lokale të Kosovës.” – shkruhet në njoftim e Zyrës së kryeministrit Kurti.

Sjellim ndërmend që seanca e jashtëzakonshme e Këshillit të Sigurimit do të mbahet me kërkesën e Serbisë. Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë, kishte paralajmëruar se do të kërkojë një seancë të jashtëzakonshme në lidhje me ndalimin e dinarit.

“Unë personalisht e kam shkruar dhe po e nënshkruaj dhe të hënën do ta marrin të gjithë përfaqësuesit e anëtarëve të BE-së, do ta marrin përfaqësuesit e institucioneve, por do ta marrin përfaqësuesit e anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, përfshirë Kinën dhe Rusinë. Është letra më e trishtë dhe më e vështirë që kam nënshkruar që kur isha në krye të Serbisë” - theksoi Vuçiqi.

Ndërsa sot Glauk Konjufca, kryetari i Kuvendit të Kosovës, deklaroi sot se rreth çështjes së dinarit nuk duhet të ketë negociata.

“Sa i përket dinarit, dinari ka qenë legal përgjatë gjithë kohës. Kështu duhet të trajtohet, për gjërat ilegale nuk ka nevojë me pas shumë negociata me askënd. Janë veprime të drejta të shtetit Kosovës, të domosdoshme, uën nuk mendoj që ka të bëjë shumë me shqetësimin e Serbisë sa i përket mbetjes pas pensione për serbët e Kosovës. Çështja ka të bëjë me cash-in, pa kurrfarë përgjegjësie, regjistri, askush s’e di ku shkojnë sakt, ne s’mund ta bëjmë krahasimin sa po hynë, një përqindje shpërndahet tea ta që sjellin dhe janë përgjegjës për me i kry detyrat e Beogradit në Kosovë. Mund të ketë manipulim, kësaj i vjen era korrupsion, që hynë miliona dinarë me kombi, me mjete të ndryshme brenda vendit tonë, është e palejueshme." - tha Konjufca, ndër të tjera.

Kritikat e Perëndimit

Pas vendimit të BQK-së, shtetet e Perëndimit kanë qenë shumë kritike, duke i kërkuar Qeverisë së Kosovës që të shtyjë vendimin për ndalimin e dinarit serb. Jeff Hovenier, ambasador i ShBA-së në Prishtinë theksoi pardje se ambasadat e QUINT-it po kërkojnë “që qeveria tash për tash do të duhej të shtyjë zbatimin e rregullores së Bankës Qendrore.”

“Dhe na habit fakti që paraprakisht nuk janë bërë përpjekje për të menduar mirë këtë dhe për të pasur strategji për të lehtësuar çështjen. Shqetësimi tjetër yni ka të bëjë me çështjet praktike. Nuk është sekret që Serbia e mbështet sistemin shëndetësor dhe arsimor në Kosovë. Dhe në fakt, ne kemi punuar tepër shumë dhe besojmë fuqishëm se me kalimin e kohës ato sisteme duhet të integrohen në sistemin e Kosovës, sipas ligjit të Kosovës. Por sigurisht, Serbia do të vazhdojë të ketë të drejtën të vazhdojë të financojë dhe t’i mbështesë ato. Ne besojmë se duhet bërë në një mënyrë në përputhje me ligjet, kornizën e Kosovës dhe në mënyrë transparente për autoritetet e Kosovës.” – ka vlerësuar ambasadori Hovenier.

Kurse Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, tha se rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës e cila ka të bëjë me ndalimin e dinarit, nuk është kritikuar nga vendet e QUINT-it, por mënyra se si është implementuar.

“Kjo është bërë në një mënyrë që nuk do të duhej të bëhej. Njerëzit duhet të jenë të informuar para së gjithash dhe nuk e kritikojmë rregulloren por ne shtetet e QUINT-it por me mënyrën se si është implementuar dhe njerëzit nuk janë informuar dhe janë frikësuar sidomos në një ambient të ndjeshëm të cilin e kemi. Kemi dialogun, kemi bisedimet andaj nuk nevojiten kërkesa shtesë dhe nuk duhet të eskalojnë tensione shtesë dhe nuk është mënyra të cilën duhet ta përcjellim”, tha ai.

Lajme të ngjashme