Kurti e Gërvalla takojnë kancelarin gjerman, flasin për planin franko-gjerman
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, po marrin pjesë në Konferencën e Mynihut.
Kurti dhe gërvalla, sot janë takuar më kancelarin gjerman, Olaf Scholz dhe shefen e diplomacisë franceze, Catherine Colonna.
Kryeministri kurti, përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ka deklaruar se ne këtë takim është biseduar për ekonominë e Kosovës, progresin që ka bërë Kosova si dhe për dialogun më Serbinë.
Kurti ka deklaruar se është në pritje të bisedimeve të mëtejshme për planin franko- gjerman, të cilin kosova tashmë e ka pranuar.
‘’Diskutim produktiv me Scholz & Min Colonna. Progresi ekonomik dhe demokratik i Kosovës dhe dialogu me Serbinë ishin temat kryesore. Në pritje të bisedimeve të mëtejshme bazuar në propozimin e BE-së, të iniciuar nga Gjermania & Franca, të cilin e kemi pranuar në parim.’’- ka shkruar Kurti në Twitter.
Productive discussion w/ 🇩🇪 @Bundeskanzler Scholz & 🇫🇷 MFA @MinColonna. Kosova’s economic & democratic progress & the dialogue with Serbia were main topics. Looking forward to further talks based on the EU proposal, initiated by 🇩🇪 & 🇫🇷, which we've accepted in principle. pic.twitter.com/qmXXTDplY2
— Albin Kurti (@albinkurti) February 18, 2023
Ndërsa në anën tjetër në një komunikatë të lëshuar nga kryeministria, në ketë takim është biseduar për raportet Kosovë-Serbi dhe për përgatitjet që po bëhen për takimin e radhës në Bruksel.
“Duke i falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme dhe angazhimin e drejtpërdrejtë të Gjermanisë dhe Francës, Kryeministri Kurti tha se Republika e Kosovës, si vend pro-evropian dhe pro-amerikan, mbetet e përkushtuar dhe konstruktive në dialog teksa dëshiron marrëdhënie të mira fqinjësore dhe integrim në BE dhe NATO.” -thuhet në njoftim.