Kurti dorëzohet për Manstirin, Escobar: Faleminderit
Derisa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po komunikonte se ka urdhëruar zbatimin e vendimit për Manastirin e Deçanit, emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar po mbante konferencë për media, pas takimit me presidenten Osmanin.
Prej aty, ai falenderoi Kurtin, duke thënë se “vendimi i sotëm është hap i domosdoshëm”.
“Dua të përmend që është e rëndësishme, sa ëshë i rëndësishëm vendimi i sotëm për Manastirin, ishte hap i domosdoshëm, i falenderojmë institucionet e Kosovës për këtë hap.” – ka thënë ai.
Çka tha Kurti?
“Një raport i juristëve eminent, dokument zyrtar i Këshillit të Evropës, ka konstatuar se Kosova është shtet me kuadër të qëndrueshëm të institucioneve demokratike. Raporti ka listuar disa kushte nga të cilat ka qenë zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit të vitit 2016. Raporti është publik dhe nuk mund të ndryshohet apo përjashtohet nga rruga jonë për në Këshillin e Evropës.
Do të mbetet aty sot si kush pas 1 viti pas 10 vitesh. Pas një procesi masiv të vizitave, takimeve, na është bërë e qartë që nga shumë kushte për anëtarësim në Këshillin e Evropës, disa janë plotësuar, e disa janë jorugjente. Por njëri mbetet dhe nuk do të hiqet: zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit. Qeverisë i është bërë e qartë nga komiteti i asamblesë parlamentare, nga grupet politike, nga shtettet e QUINT-it që ne duhet të zgjedhim mes dy opsioneve: të zbatojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese e të na mundësohet ecja tutje me qëllim anëtarësimit në Këshillin e Evropës, apo heqja e agjendës nga anëtarësimi.
E provuam me datë 5 mars që ta shtyjmë por pa sukses, u bindëm që duhet të zgjedhim njërin opsion. Nuk ka zgjidhje të tretë. Si kryeministër nuk na pëlqen ai vendim i çuditshëm e i padrejtë, e ndërkohë ka procese tjera gjyqësore pezull, teksa ne si qeveri nuk kemi mjete legale e juridike për ta anuluar vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Nuk do e ndryshoj qëndrimin ndaj këtij vendimi të dësmshëm asnjëherë . Nuk ka dyshim që anëtarësimi në Këshillin e Evropës do të ishte jo vetëm fitore, por hap gjigand drejt njohjes nga 5 shetet evropiane që mundëson anëtarësim në BE.
Jam prirë nga arsyeja e shëndoshë. Askush nuk ka të drejtë t’ia ndalë Kosovës të drejtën për të qenë i barabartë me secilin shtet tjetër.
Kërkohej vendim i arsyehëm, por jo i drejtë. Megjithatë për të arritur një qëllim shumë më madhor e që hap mundësi të papara më herët, ne duhe të bëjmë hapa përpara si vend sovran. Sot i kemi thënë Agjencionit Kadastral të Kosovës që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, kurse ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, i ka dërguar note verbale njoftuese Këshillit të Evropës. Më 22 mars është mbledhja e jashtëzakonshme, kah mesi prillit është Asambleja Parlamentare, dhe në fund të majit është mbledhja e këshillit të ministrave.”