Kurti dhe Haxhiu nderojnë viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë - NACIONALE

Kurti dhe Haxhiu nderojnë viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nderuar sot viktimat dhe të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Në Ditën Memoriale të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, ai bashkë me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka vendosur vendosi lule para memorialit, i cili përkujton mijëra të dhunuar gjatë luftës në Kosovë.

Në homazhe morën pjesë edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, drejtuesja e grupit parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Mimoza Kusari Lila, Kryeshefja Ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore në Zyrën e Kryeministrit, Edi Gusia, kryetarja e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të personave të dhunuar gjatë Luftës në Kosovë, Leonora Selmani, si dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve”, është thënë në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Më 12 prill të këtij viti, Qeveria e Kosovës në bashkërendim me Presidenten e Kosovës, ka shpallur datën 14 prill si Ditë Memoriale e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Lajme të ngjashme