Kurti citon citime, shkel të drejtat e autorit për çka e akuzonte Abdixhikun - NACIONALE

Kurti citon citime, shkel të drejtat e autorit për çka e akuzonte Abdixhikun

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i kishte ngjallur shqetësim të thellë Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili e kishte marrur rolin e një detektori të plagjiaturës potenciale dhe të një bibliografi të pakompromistë në foltoren e Kuvendit. Kjo pasi Abdixhiku e kishte nisur fjalimin e tij me një pjesëz të një fjalimi të ish-deputetit të ndjerë, Adem Mikullovci.

Deputeti Abdixhiku citoi Mikullovcin tek e ka cituar Shkrelin. Nuk është thënë të citohet vetëm dikush që citon Shkrelin por duhet edhe ta lexosh Shkrelin”, ia pati kthyer Abdixhikut ai fjalën, me çka synonte të shënjonte se duhet të kthehesh te autorët origjinalë.

Por, kryeministri kosovar, di të tregojë mungesë të thelllë autenticiteti në fjalimet e shkrimet e tij, ku, në një vështrim të kujdesshëm, bën thuajse të njëjtën gjë. Këtë të hëne ai nxorri një cicërimë në nder të Robert F. Kennedy në 55 vjetorin e vdekjes së tij, ku do t’ia atribuonte një thënie/frazë të cilin, njëjtë si Mikullovci që e kishte marrë nga Shkreli, edhe ai nga shkrimtari i madh amerikan George Bernard Shaw.

Në një eulogji për vëllaun e tij, ish-presidentin amerikan John F. Kennedy, Robert Kennedy do të fliste: “Disa njerëz shohin gjërat ashtu siç janë dhe shtrojnë pyetjen, pse; unë ëndërroj gjërat që s’kanë qenë kurrë dhe pyes, pse jo?” (qershor, 1968).

Por, kjo frazë është e shkrimtarit George Bernard Shaw (Vepra: Kthehu te Metuselahu, akti I, Pjesë të zgjedhura me parathënie, vëll. 2, fq. 7 (1949). Gjarpri ia thotë këto fjalë Evës): Ju shihni gjërat; dhe thoni, “Pse?” Por unë ëndërroj gjëra që s’kanë qenë kurrë; dhe pyes, “Pse jo?”.

Kurti, sipas kritikës që i bënte Abdixhikut, do të ishte më mirë të mos citojë citate, dhe të lexojë vetë Shaw-in.

Por, jo vetëm kjo. Ka raste e raste, ku Kurti demonstron mungesë të thellë origjinaliteti. Në mars të këtij viti, në një mbledhje qeveritare ai do të vidhte kryekëput një frazim të ish-Presidentit amerikan Franklin D. Roosevelt

“Kosova kishte nevojë për Rikthim, Rikuperim dhe Ringjallje, pra rikthim të normalitetit, rikuperim të dëmeve dhe ringjallje të ekonomisë”. Kështu tha Kryeministri i Kosovës, në mbledhjen e Qeverisë

Kurti i jepte tri “R”-ja të cilat, sipas tij, i solli vendit partia e tij Lëvizja Vetëvendosje.

Por, kjo referencë nuk ishte e tij. Ajo është është ish-Presidentit amerikan Franklin D. Roosevelt, të cilin Kurti e funksionalizoi si frazë të vet.

Programet e “New Deal” njiheshin si tre “R”-jat e Roosevelt-it [1. Relief 2. Recovery 3. Reforms].

Roosevelt besonte se së bashku këto tri R-ja mund të sillnin stabilitet ekonomik për kombin amerikan. Programet e reformës u përqendruan veçanërisht në metodat për të siguruar që depresionet si ai në vitet 1930 nuk do të preknin më kurrë publikun amerikan.

Këto programe, duke përfshirë Komisionin e Letrave me Vlerë dhe Shkëmbimin, Korporatën Federale të Sigurimit të Depozitave dhe Administratën e Sigurimeve Shoqërore, priren të fokusohen në menaxhimin e parave nga tregu i aksioneve dhe sektori bankar tek qytetari individual.

– Relief kishte për qëllim të ofronte ndihmë të përkohshme për miliona amerikanë të papunë gjatë Depresionit të Madh. Njerëzve iu dhanë punë të financuara nga qeveria nga organizata federale të tilla si Korpusi i Konservimit Civil (CCC) dhe Administrata e Përparimit të Punëve (WPA) në mënyrë që t’u siguronte atyre një rrogë duke u përpjekur gjithashtu të stimulonin ekonominë.

– Recovery synonte të ndihmonte rimëkëmbjen e ekonomisë nga depresioni. Fermerët dhe industritë paguheshin për të ulur prodhimin sipas Aktit të Rregullimit Bujqësor dhe Aktit Kombëtar të Rimëkëmbjes Industriale, ndër të tjera, me qëllim rritjen e çmimeve për këto biznese.

– Reforms synonin zhdukjen e shkaqeve të depresionit dhe parandalimin e përsëritjes së Depresionit të Madh. Korporata Federale e Sigurimit të Depozitave (FDIC) u krijua për të parandaluar dështimet e bankave në të ardhmen. Për më tepër, Komisioni i Letrave me Vlerë (SEC) u krijua për të rregulluar tregun e aksioneve dhe për të parandaluar mashtrimet dhe abuzimet që besohej se kishin ndodhur në të kaluarën./Nacionale/

Lajme të ngjashme