Kurti: Asociacioni po përmendet sepse nuk e ka kaluar testin e Kushtetueses
Kryeministri Albin Kurti ka folur për takimin që mbrëmë ka pasur me emisarin e BE-së për dialogun me Serbinë, Miroslav Lajçak.
Ai nuk ka treguar detaje nga takimi, por ka deklaruar pse Asociacioni është temë tani.
Kryeministri ka thënë se kjo marrëveshje po theksohet sepse është e vetja që nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese.
“Ka insistim nga faktorë të ndryshëm ndërkombëtarë që Asociacioni ashtu siç është nënshkruar më 19 prill 2013 e pastaj i elaburuar në shtatë kapituj me nënshkrimin e 25 gushtit 2015, të theksohet më shumë. Por, ajo marrëveshje është tashmë e theksuar sepse është e vetmja marrëveshje e Brukselit që nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese. Pra, është marrëveshje njëmend e theksuar në kuptimin juridik dhe kushtetues. Tash procesi negociator do të duhej që të na shpije përpara”, ka thënë Kurti,.
Ai ka treguar se plani franko-gjerman është ka 5 fjali në preambulë dhe 10 nene.
“Diplomacia fluturuese iu është bashkangjitur edhe takimeve të nivelit të lartë për propozimin e Bashkimit Evropian, të mbështetur nga Gjermania, Franca dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky propozim i ka pesë fjali në preambulë dhe 10 nene gjithsej. Kur e patëm marrë ne atë më datën 9 shtator, patëm thënë që është bazë e mirë për diskutimet e mëtutjeshme”, është shprehur ai, duke shtuar se nevojiten bisedime për tu arritur marrëveshja.
“Është një kornizë e platformë dhe e cila na mundëson që të ecim përpara, mirëpo nevojitet një proces negociator i bisedimeve, në mënyrë që ai propozim të bëhet marrëveshje. Ajo se çfarë ne theksojmë është që në njërën anë janë 33 marrëveshje të Brukselit nga dekada e kaluar dhe nuk ka asnjë marrëveshje e cila ka prioritet ndaj një marrëveshjeje tjetër”, ka thënë Kurti,
Sipas tij, kjo marrëveshje duhet të përmbajë njohjen reciproke.
“Marrëveshja duhet ta ketë njohjen reciproke në qendër sepse vetëm asisoj e bëjmë normalizimin e plotë të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, deklaroi kreu i ekzekutivit, teksa foli edhe për marrëveshjet e arritura ndër vite me Serbinë”, ka thënë Kurti.
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosjal Lajçakut, pas takimit të mbrëmshme me kryeministrin Kurti, ka thënë se janë dakorduar që të zbatohen marrëveshjet e arritur.
“U ktheva sot në Kosovë për të vazhduar diskutimet e mia të sinqerta, të hapura dhe intensive me Kryeministrin Albin Kurti dhe ZKM Besnik Bislimin për hapat e ardhshëm dhe rrugën përpara për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ne gjithashtu ramë dakord që të gjitha marrëveshjet e kaluara të dialogut duhet të zbatohen plotësisht.” – ka shkruar Lajçak në Twitter.