Kurti: Asociacioni nuk është diskutuar në takimin e 18 gushtit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mohuar se në takimin e 18 gushtit në Bruksel është diskutuar çështja e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Në një konferencë për medie, pas mbledhjes se Qeverisë, ai ka thënë se këtë çështja e ka përmendur vetëm presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq.
“Nuk ka qenë ajo pikë e diskutimit në dialogun në Bruksel, në takimin e 18 gushtit. Është e vërtetë që këtë e ka përmendur presidenti i Serbisë”, ka thënë Kurti.