Kurti angazhon një delegacion gjerman për të ndihmuar në luftën kundër pastrimit të parave - NACIONALE

Kurti angazhon një delegacion gjerman për të ndihmuar në luftën kundër pastrimit të parave

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka pritur në takim një delegacion gjerman të cilët ishin të shoqëruar nga Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë.

Ky delegacion përbehëj nga Frauke Bachler, Drejtore e Përgjithshme e Fondacionit Gjerman për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar (IRZ), Drejtori për Evropën Juglindore të IRZ-së, Frank Hupfeld dhe ekspertët Doktorin e Shkencave të Drejtësisë, Stefan Trunk dhe Thomas Seidel.

Siç ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, ky takim është realizuar më qëllim të luftimit të pastrimit të parave, fuqizimit të institucioneve në qëllim të ndjekjes së krimeve dhe luftimit të ekonomisë joformale.

“Diskutimi i sotëm u fokusua edhe në nevojën e shqyrtimit të kornizës ligjore dhe institucionale në qëllim të luftimit të pastrimit të parave, fuqizimit të institucioneve në qëllim të ndjekjes së krimeve dhe luftimit të ekonomisë joformale.”-thuhet në njoftim.

Sipas ZMK-së, IRZ është angazhuar më kërkesën e Qeverisë së Kosovës, në mënyre që të fokusohet në luftimin e pastrimit të parave

Lajme të ngjashme