Kurteshi i habit të gjithë: Bojkotin e referendumin nga serbët e vlerëson si “thyerje të Listës Serbe”
Bojkotin e referendumit thuajse në nivel absolut nga komuniteti serb për shkarkimin e kryetarëve në veri, anëtari i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje, Sami Kurteshi, e ka interpretuar për të kundërtën. Ai tha se kjo tregon se “Lista Serbe” është thyer.
“Ata mund të tregojnë me këtë veprim që nuk janë të interesuar për zgjedhje të reja, e as për largim të kryetarëve aktualë që pastaj të vjen në pushtet Lista Serbe. Lista Serbe ka humbur shumë terren. Lista Serbe e ka vërejtur se qytetarët serbë e kanë humbur besimin ndaj tyre. Unë kam pritur që do të ketë numër më të madh të votuesve. Në Zveçan ka zero votues dhe ky është sinjal shumë i keq për Listën Serbe”, ka thënë ai, siç e citoi “Koha.net”.
“Ne do ta shohim sa votues mund të jenë deri kur mbyllen qendrat e votimit. Nëse dalin më pak votues se numri i zgjedhësve në vitin 2021, atëherë i bie që legjitimiteti i kryetarëve aktual është krejt në rregull. Mundësitë i kanë që të shprehin vullnetin e tyre politik, por ne nuk e dimë se cilat janë arsyet për mosdalje”, ka thënë ai.