“Kur them presion, nuk bëhet veç me bërtima”: Cili ishte mesazhi i redaktorit të RTK-së? - NACIONALE

“Kur them presion, nuk bëhet veç me bërtima”: Cili ishte mesazhi i redaktorit të RTK-së?

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Redaktori i lajmeve qendrore në RTK, Jeton Musliu, me një letër të gjatë, dje ka treguar krejt situatën dhe presionet për transmetimin e lajmit ku dy media kosovare, u akuzuan për lidhje me Serbinë.

Musliu ka treguar edhe për presione të tjera që i ka pasur në vazhdimësi nga U.D kryeredaktorja, Leonora Bërbatovci, dhe drejtori i TV-së, militanti i zellshëm, Rilind Gërvalla.

Megjithatë, një fjali në postimin e Jeton Musliut, duket se ka një mesazh indirekt.

Ai ka thënë se presioni nuk bëhet veç me bërtima.

“Kur them presion, nuk bëhet vetëm me bërtima!”, ka shkruar Musliu.

Se për cilat metoda të tjera të presionit e ka pasur fjalën, mbase mund të dëshmohet në të ardhmen, megjithatë sqarimet e tij dëshmojnë për kapjen masive të RTK-së nga VV-ja.

Lajme të ngjashme