‘Kur lirohet Sali Berisha’: Zbarkimi i Altin Dumanit nga SPAK-u në Kuvend, çka duhet të dini? - NACIONALE

‘Kur lirohet Sali Berisha’: Zbarkimi i Altin Dumanit nga SPAK-u në Kuvend, çka duhet të dini?

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Për më shumë se 5 orë, prokurori i Strukturës e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani, ka raportuar para deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë dhe i është përgjigjur shumë pyetjeve. Si e panë mediat dhe opinion shqiptar këtë raportim?

Një prej pyetjeve më të shpeshta që iu bë në Kuvendin e Shqipërisë Dumanit, ishte ajo rreth Sali Berishës dhe pyetja ishte se ‘a do të lirohet Sali Berisha’.

“Lidhur me rastin e parë, edhe kjo çështje është në fazën e hetimit paraprak dhe nuk më lejohet të bëj komente në raport me të.

Pretendohet se ju parashtruat në këtë seancë se nuk ka shkaqe apo kushte për caktim mase sigurimit, nuk kam të them gjë tjetër, referojuni vendimit të gjykatës ku është përcaktuar masa e sigurimit.

Unë nuk jam pjesë e politikës, nuk kam asnjë lloj lidhje me politikën. Gjithë karrierën time e kam ndërtuar jashtë politikës”, tha Dumani, shkruan Nacionale.

Në fjalën hyrëse, Dumani foli me shifra rreth asaj se çka kë bërë SPAK, në vitin e fundit.

“Duhet thënë se pas shifrave ndodhet puna, kontributi, djersa dhe pasioni e profesionalizmi i 18 hetuesve të Byrosë së hetimit dhe stafi administrativ. Janë hetuar gjithsej 863 materiale, nga të cilat është vendosur mosprocedimi i zhvillimit të hetimit penal për 113 materiale. Janë hetuar 750 çështje penale, nga të cilat janë bartur 451 çështje dhe janë regjistruar të reja 299 çështje. Jemi prokurorë, por jo inkuizitorë. Pa çka se hetojmë krimin e organizuar, për të qenë realist, ndër më të fuqishmit në botë. Aktualisht numri total i të paraburgosurve nga hetimet e SPAK, zë vetëm 8.9% në total të numrit të paraburgosurve në Shqipëri”, tha Dumani.

“Ç’të thuhash, mirë shyqyr që erdhi kjo ditë? Kur të arrestosh një ish ministër, ish zëvendëskryeministër, ish kryeministër, nuk ke bërë asgjë”, teksa foli me ironi rreth kritikave të deputetëve opozitarë rreth punës së SPAK.

Për Andi Bushatin, gazetar, raportimi i Dumanit në Kuvendin shqiptar, ishte shumë burokratik.

“Mund të shihet në dy mënyra, e para unë ndoqa Altin Dumanin dhe prokurorin e përgjithshëm para tij. Janë fjalime shumë burokratike, kemi bërë kaq për qind. Unë mendoj që drejtuesi i një institucioni, duhet të flaës për politika, objektiva e synime. Sepse të bësh një si kryetar të koperative që realizuam planin me kaq apo me aq.

Ç’kuptim ka para Kuvendit kur ajo kthehet në raport burokratik. Të flasësh për aspekte burokratike, e shndërron në një gjë kot.

E dyta, po t’i shikosh përgjigjet, për këtë s’mund të flas, kjo është në hetim, atëherë mos dil”, tha mbrëmë Dumani për median shqiptare, transmeton Nacionale.

Edhe për gazetarin Baton Haxhiu, raportimi u karakterizua me ‘diskurs burokratik’ por megjithatë, ka vend për ‘respekt’.

“Dumani nuk arriti së paku të shpjegojë pa emra, se ku qëndron procesi i Inceneratorit të Tiranës. Edhe për faktins e ai nuk mund të mbrojë idnividët, duke thënë se nuk mund të jap emra, kur nuk jepen emra në një seancë të tillë, atëherë tregon për procesin.

Këtu, e respektoj, sepse rregullat janë që transparenca të jetë e kufizuar sidomos në rastin e hetimit.

Por shpjegimi, ishte paksa me gjuhë burokratike. Megjithatë ai është për t’u lavdëruar në një pikë. Është prokurori i parë që ballafaqohet në publik, sidomos në parlament me pyetje të lloj-llojshme, por interesi publik me hetimet, nuk mund të ballancohej me një gjuhë që ishte e mjaftueshme”, tha Haxhiu.

Në korrik të vitit 2016, parlamenti shqiptar pati miratuar Reformën në Drejtësi me 140 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Reforma në drejtësi, në Shqipëri është një investim i jashtëzakonshëm nga SHBA dhe BE, e cila krijoi institucionin e Vetingut dhe ndryshoi Kushtetutën.

Një prej mekanizmave/institucioneve më të rëndësishme prej atëherë është edhe Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

“Ideja e reformës ishte që SPAK do merrej me dosjet VIP, me botën e krimit të organizuar dhe politikës, por aktet e tij ndërvaren nga BKH dhe nga struktura të tjera, përfshirë Policia e Shtetit, bashkëpunimi ndërkombëtar, shërbimet sekrete, etj”, e përshkruan punën e këtij institucioni të drejtësisë shqiptare,Instituti i Studimeve Politike.

Në krye të SPAK-ut, në dhjetor të vitit 2022, erdhi Altin Dumani, me një karrierë 20 vjeçare si prokuror. I njohur që ka hetuar ‘Gërdecin’, Dumani kishte kërkuar burgim të përjetshëm për tre të akuzuarit e tragjedisë së marsit 2008, ku si pasojë e një shpërthimi në një depo municioni, patnë vdekur 26 persona.

Lajme të ngjashme