Kur Kurti ishte “zhgënjyer” nga Manastiri i Deçanit: Prisja të flisnim për Zotin, jo çështje materiale - NACIONALE

Kur Kurti ishte “zhgënjyer” nga Manastiri i Deçanit: Prisja të flisnim për Zotin, jo çështje materiale

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjatë një mbledhjeje të Qeverisë së Kosovës, kryeministri Albin Kurti deklaroi se ka urdhëruar Agjencinë Kadastrale të Kosovës që t’ia ndajë tokat Manastirit të Deçanit, siç parashihet me një vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Muaj më parë, Kurti e kishte shprehur “habinë” e ndoshta edhe “zhgënjimin” me Manastirin e Deçanit.

Gjatë një intervisteje për “Der Standard”, Kurti ishte përballur me një pyetje direkte: kur do të zbatohet vendimi për 24 hektarët e Manastirit të Deçanit?

Në përgjigjen e tij, Kurti kishte deklaruar se këto 24 hektarë i janë dhënë Manastirit të Deçanit gjatë kohës së regjimit gjenocidial të Slobodan Milosheviq, diktator i Serbisë.

“Ekzistojnë edhe shumë vendime të tjera gjyqësore të cilat nuk janë zbatuar. Kam pritur që unë me përfaqësuesit e grupeve fetare do të bisedoj për çështje teologjike dhe që ata të jenë më shumë të përqëndruar në Zotin dhe jo në çështje materiale.” – tha z. Kurti në intervistë.

Lajme të ngjashme