Kur dhe ku do të votojnë liderët shtetërorë e partiakë?
Liderët shtetëror e përfaqësues politikë do të votojnë sot në zgjedhjet parlamentare.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, do të votojë në orën 09:30 në Fakultetin Juridik në Prishtinë.
Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës, Albulena Haxhiu, do të votojë në orën 10:30 në SHFMU “Meto Bajraktari” në Prishtinë.
Kandidatja e LDK-së për presidente dhe ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, do të votojë po ashtu në orën 09:30, në SHFMU “Shkëndija” në Hajvali.
Partia Demokratike e Kosovës ende nuk ka bërë publik orarin dhe vendvotimin e kandidatit të saj për kryeministër, Bedri Hamza.
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, do të votojë në orën 10:30 në Shkollën Fillore “Faik Konica”.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, do të votojë në orën 10:00 në shkollën “Fehmi Agani” në Gjakovë.
Ndërkaq, kryetari i nderit i AAK-së, Ramush Haradinaj, do të votojë në orën 09:00 në shkollën “Heronjtë e Dukagjinit” në Gllogjan.
Zëvendëskryeministri Glauk Konjufca do të ushtrojë të drejtën e votës në orën 11:00 në Fakultetin Juridik në Prishtinë.
Ndërkohë, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, do të votojë në orën 07:00 në SHFMU “Lidhja e Prizrenit” në Pejë.