Kuptohet arsyeja pse Kurti e lëshoi Kuvendin, do të takohet me Lajçakun
Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës, ka treguar arsyen se pse kryeministri Albin Kurti, iku nga Kuvendi pasi përfundoi fjalimin e tij, i cili ngriti shumë reagime.
Sipas z.Kryeziut, kryeminsitri ka në agjende një takim me emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili gjendet në Kosovë.
“Kryeministri Kurti nga ora 14:00 po zhvillon takimin me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian, Lajçak që po qëndron në Kosovë. Pastaj vazhdon agjendën ditore të takimeve zyrtare. Kjo është arsyeja se pse nuk mund të qëndronte më gjatë në Kuvend. Sot ishte vetëm seanca e parë e sesionit të ri të Kuvendit. Gatishmëria për të debatuar në Kuvend nuk ka munguar e as nuk do të mungojë asnjëherë.”, shkroi Kryeziu në Facebook.