"Kulmi i presionit politik 7 mujor", Ahmetxhekaj tregon arsyet e dorëheqjes, reagojnë AGK-ja e BE-ja
Bordi i Radio Televizionit të Kosovës, gjatë ditës së dielë njoftoi se Shkumbin Ahmetxhekaj është dorëhequr nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së ndërsa në emër të tij si ushtruese e detyrës është caktuar Zana Spahiu. Vet Ahmetxhekaj shkroi një letër të gjatë, të cilën e titulloi “I had a dream”, përkthyer në shqip “Unë kisha një ëndërr”, ku tregoi për të arriturat, sifdat e punët që po priste t’i kryente si drjetori i RTK-së. Ajo që ra në sy në shkrimin e ish-Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, ishte përmendja e presionit politik.
S'është akt dorëzimi e as vullneti, por kulm i presionit politik, shkroi drejtori i deri djeshëm i transmetuesit publik.
“Ky akt nuk është dorëzim dhe nuk reflekton vullnetin personal për të mos vazhduar me drejtimin e RTK-së, por është kulmim i një presioni politik 7 mujor që rezultoj me mospajtime të thella me Bordin për çështje fundamentale të ecjes tutje të transmetuesit publik.” – shkroi ndër të tjera Ahmetxhekaj.
Ahmetxhekaj në letrën e tij është shprehur se një Drejtor i Përgjithshëm, s’mund të funksionoj pa krijuar ekip që mbrohet nga interferimi politik.
“Në gjykimin tim, një Drejtor i Përgjithshëm do të duhej të kishte mbështetje të plotë në krijimin e ekipit të tij dhe të mbrohet nga interferimi politik në çfarëdo forme dhe kurdo që mund të shfaqet. Uroj që pasardhësi im të jetë më fatlum në këtë drejtim.” = ka shkruar ish-drejtori.
Reagimi i BE-së
Shefi i Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Thomas Szunyog ka reaguar pas dorëheqjes së Shkumbin Ahmetxhekajt nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Radio Televizionit të Kosovës.
Szunyog shkroi në platformën “X” se pavarësisa editoriale e RTK-së është e rëndësishme.
“Dua ta theksoj rëndësinë e një transmetuesi publik që gëzon autonomi institucionale dhe pavarësi editoriale”, shkroi ambasadori.
“BE-ja në Kosovë pret që Drejtori i ri i Përgjithshëm të emërohet përmes një procesi të bazuar në merita”, shkroi tutje ai.
AGK-ja thellësisht e shqetësuar me presionet politike në RTK
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, gjithashtu ka reagauar në lidhje me dorëhqjen e Ahmetxhekajt. Ky i fundit u dorëhoq këtë të dielë, duke shkruar se në muajt e fundit pati presion të madh politik.
AGK-ja me anë të një komunikatë ka thënë se ka ndjekur me shqetësim të thellë zhvillimet e muajve të fundit në RTK, që kanë rezultuar të dielën me largimin e Shkumbin Ahmetxhekajt nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm, ashtu siç edhe ishte paralajmëruar në një letër të organizatave ndërkombëtare të lirisë së medies.
“Bordi aktual, që ka miratuar dorëheqjen e Ahmetxhekajt, më herët kishte emëruar në postin e Drejtorit të Televizionit, Rilind Gërvallën, një ish-aktivist dhe financues i partisë politike në pushtet, Vetëvendosje.” – thuhet ndër të tjera në reagimin e AGK-së.
Tutje në reagim përmendet edhe përpjekja e Qeverisë, si dhe deputetëve të partisë në pushtet që RTK-në ta fusin në kontroll partiak.
Sindikata e Pavarur e RTK-së: Ahmetxhekaj ka dështuar pothuajse në të gjitha fushat
Ndërkohë, tjetër qëndrim ka Sindikata e Pavararu e RTK-së. Përmes një komunikate kjo Sindikatë ka shpehur qëndrimin se e mirëpresin dorëheqjen e Shkumbin Ahmetxhekaj nga pozita e drejtorit general të RTK-së.
Sipas kësaj sindikate, Ahmetxhekaj ka dështuar pothuajse në të gjitha fushat. Sindikata ka përmendur raste specifke kur RTK ështe gjobitur, siç thonë ata për faj të Ahmetxhekajt.
“Se bashku me vartësin e tij Arsim Halili kanë persekutuar punëtorët përmes proceseve tendencioze e të montuara, për të cilat veprime RTK është gjobitur nga Inspektorati i Punës në vlerën prej 30 mijë euro. Ka dështuar të krijojë raporte korrekte me Sindikatën, duke e degraduar për pesë shkallë dhe nxjerrë prej zyres kryetarin e Sindikatës së Pavarur të RTK-së, veprim për të cilin ishte gjobitur në vlerën prej 3 mijë euro nga Inspektorati i Punës” – thuhet në reagimin e tyre.
Ndryshe, RTK ishte kritikuar edhe në raportet ndërkombëtare për lirinë e medias, duke u theksuar interferimet politike në transmetuesin publik.