“Ku dreqin është BE-ja?”: Roth reagon ashpër për grumbullimin e madh të ushtrisë serbe në kufi me Kosovën
“Ku dreqin është BE-ja?”, ka shkruar Kryesuesi i Komisionit për Politikë të Jashtme në Bundestagun gjerman, Michale Roth, në një cicërimë në Twitter, pas deklarimeve amerikane se një grumbullim i madh dhe i paprecedentë forcash dhe maçineri ushtarake serbe janë prezente në afërsi të kufirit me Kosovën.
Roth, duke shpërndarë raportimet e korrespodentit Nick Schifrin, i është drejtuar Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me pyetjet se “a është ky kontributi yt për deeskalimin, paqen dhe ripajtimin?”.
Dear Mr President @avucic, I wonder whether this is your contribution to deescalation, peace and reconciliation? Where - the hell - is the EU😳 https://t.co/1GumLuv2mx
— Michael Roth - official 🇪🇺🇺🇦 (@MiRo_SPD) September 30, 2023