Ku ndodhet tani Maduro dhe çfarë e pret më pas?
Pas arrestimit të tij në Venezuelë, Maduro u transportua nga Karakasi me një helikopter amerikan dhe u dërgua në bordin e anijes luftarake USS Iëo Jima, ku u shfaq edhe në një fotografi – e cila u shpërnda nga Donald Trump në platformën Truth Social.
Më pas, ai u dërgua në Neë York përmes Kubës – ja një përmbledhje e plotë e itinerarit të tij.
Pas mbërritjes në New York, ai u dërgua në zyrat e Administratës Amerikane për Luftën kundër Drogës (DEA), raporton CNN.
Maduro më pas është transferuar nga zyrat e DEA-së në Manhattan drejt Qendrës Metropolitane të Paraburgimit në Brooklyn.
Presidenti i Venezuelës pritet të paraqitet para gjykatës për akuza që lidhen me drogën dhe armët, gjë që mund të ndodhë qysh të hënën.
Ai më herët ka mohuar se është udhëheqës i ndonjë karteli të drogës.
Trump vs Maduro
Presioni ndaj qeverisë venezuelase është rritur ndjeshëm që nga momenti kur Trump nisi mandatin e tij të dytë presidencial në janar të vitit të kaluar.
Fillimisht, administrata Trump dyfishoi shpërblimin për informacione që do të çonin në kapjen e Nicolás Maduros.
Në shtator, forcat amerikane nisën të godasin anije që, sipas tyre, transportonin drogë nga Amerika e Jugut drejt SHBA-së. Që nga ajo kohë, janë kryer më shumë se 30 sulme ndaj këtyre anijeve në Karaibe dhe Oqeanin Paqësor, duke shkaktuar vdekjen e mbi 110 personave.
Administrata Trump e fajëson Maduron për hyrjen e qindra mijëra emigrantëve venezuelas në Shtetet e Bashkuara.Trump e ka akuzuar Maduron se po “zbraz burgjet dhe spitalet psikiatrike” dhe se po “detyron” të burgosurit të emigrojnë drejt SHBA-së.
Presidenti amerikan po ashtu pretendon se qeveria venezuelase po lejon që të ardhurat nga nafta të përdoren për financimin e krimit të lidhur me drogën, duke e akuzuar Maduron personalisht si udhëheqës të një karteli droge.
Nga ana tjetër, Maduro i mohon me forcë këto akuza dhe akuzon SHBA-në se po e përdor “luftën kundër drogës” si pretekst për ta rrëzuar nga pushteti dhe për të pasur qasje në rezervat e mëdha të naftës së Venezuelës.