“Ku janë feministet e VV-së?”: Blerta Deliu reagon pas sulmeve ndaj Ganimete Musliut
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ka reaguar pas sulmeve ndaj koleges së saj partiake, Ganimete Musliu.
Deliu përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, ka thënë se “është e frikshmë vërsuljae militantëve ndaj Ganes”.
Në shkrimin e saj, deputetja e PDK-së ka pyetur edhe se “Ku janë feministet e VV-së?”.
Në fund, ajo ka shkruar: “A e mbrojnë ato një grua, kur ajo sulmohet brutalisht nga burrat e tyre?”.
Postimi i plotë i Deliut:
Ta papranueshme sulmet e orekestruara ndaj koleges sime Ganimete Musliu. E frikshme kjo vërsulje e militantëve ndaj Ganes.
Kjo mendësi e racizmit kulturor nuk kalon, ashtu siç nuk kalon heshtja e Vetëvendosjes ndaj kësaj turme linquesish.
Ku janë feministet e VV-së?
A e mbrojnë ato një grua, kur ajo sulmohet brutalisht nga burrat e tyre?
