Ku është faqja e Policisë së Kosovës në Facebook?
Faqja e Policisë së Kosovës në Facebook, aty ku shpërndaheshin informacione e njoftime nga Policia e Kosovës e emëruar “Kosovo Police” nuk është aktive.
Nëse kërkoni për këtë faqe në Facebook, do të njoftoheni se faqja është jashtë funksionit.
Ndryshe, kjo faqe ka qenë e verifikuar nga Facebook, si dhe njoftimet zyrtare janë shkruar aty.
Nuk dihet nëse kjo faqe është duke u përballur me sulme kibernetike apo thjesht është duke u rregulluar diçka. Ajo që dihet është se informacionet për Policinë e Kosovës në Facebook, momentalisht janë të paqasshme.